Thursday, May 14, 2020

Spanjollet

Femrat spanjolle janë flirtueset më të mëdha në botën e internetit, sipas një sondazhi të një faqeje interneti të njohjes së të rinjve, e cila tha se rezultatet dëshmojnë për një konceptim të gabuar se ato janë pjesë e një shoqërie konservatore.

Badoo.com zbuloi se gratë spanjolle kanë më shumë gjasa të nisin kontakte e takime dashurie në internet sesa gratë e çdo vendi tjetër të botës ku operon kjo agjenci.

“Badoo”, e cila mburret me rreth 80 milion përdorues të regjistruar në më shumë se 240 vende, tha se studioi rreth 90 milion kontakte të bëra brenda një muaji.

U zbulua se një grua mesatare spanjolle niste kontaktet me rreth 1.33 burra në muaj, që nënkupton dyfishin e kësaj mase për Britaninë (0.78) ose Francën (0.69) dhe më shumë se dyfishi i Shteteve të Bashkuara (0.63). "Në fillim ishte Kupa e Botës, e tani vjen kjo",- tha drejtori i marketingut të ‘Badoo’ , Lloyd Price në deklaratën e tij. "Një tjetër fitore globale për Spanjën”. Liga botërore, që radhiste 20 vendet me kontaktet më të shumta të nisura nga një femër në internet, në vend të dytë të dytën Poloninë, e më pas republikën Domenikane, Italinë, dhe Argjentinën. Vendet e kulturës latine (të cilat flasin spanjisht, italisht apo portugalisht) zinin tetë nga 10 vendet e para.

Femrat britanike renditeshin të 14-at në listën botërore të 20 vendeve të para të Badoo, kurse amerikanet renditeshin në vend të parafundit, përpara Ekuadorit.

John Hooper, autori i një libri mbi kulturën moderne spanjolle, tha se rezultatet e analizës mund të ishin habitëse për ata që ruajnë një nocion të dalë mode të shoqërisë spanjolle, e cila ka ndryshuar shumë që prej vdekjes së diktatorit Francisco Franco 35 vjet më parë.

"Deri në fund të viteve 1970, statusi i grave në Spanjë ishte nga më të ultat e të gjithë Evropës, përveç Turqisë. Gratë spanjolle nuk mund të hapnin një llogari bankare pa lejen e burrit të tyre",- tha Hooper, autor i librit "Spanjollët e rinj."

"Kurse tani kemi një vend ku përqindja e drejtorëve në bordet e kompanive të mëdha anon më shumë nga gratë sesa në vende të Evropës Veriore si për shembull Belgjika."

Hooper tha se "Spanja e vjetër" e señora-ve të përulura, të veshura në të zeza i kishte lënë vend Spanjës së re, të grave moderne që simbolizohen nga Penelope Cruz, apo Miriam Gonzalez Durantez, bashkëshortja e zëvendëskryeministr it britanik Nick Clegg.

"Kur unë po shkruaja librin tim, intervistova një sociolog amerikan që kishte studiuar masën e ndryshimeve shoqërore në vende të ndryshme mes gjeneratave të reja e të vjetra",- tha ai. "Spanja tregonte ndryshimin më të madh në 80 vendet që ai kishte mbikëqyrur”. 10 vendet e para të listës përbëheshin nga:

1. Spanja 2. Polonia 3. Republika Domenikane 4. Italia 5. Argjentina 6. Brazili 7. Kili 8. Portugalia 9. Kanada 10. Venezuela.

No comments:

Post a Comment